Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka vazhduar të deklarojë shpenzimet javore të zyrës së tij.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri që nga marrja e pushtetit në komunën e Vushtrrisë, ka bërë publike për çdo javë shpenzimet e zyrës së tij.
Për këtë javë Xhafer Tahiri ka shpenzuar gjithësej 184 euro.
Në njoftimin e komunës së Vushtrrisë thuhet se në kuadër të Zyrës së Kryetarit prej datës 23 më 27 prill në kategorinë mallra dhe shërbime janë shpenzuar 184 euro.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e komunës në përgjithësi.
Tahiri, njihet edhe per nje vendim te rendesishem ne Vushtrri.

Ai ka nënshkruar vendimin për anulimin e 5 kontratave për dhënie në shfrytëzim të oborrit të Kalasë së qytetit.
Sipas Tahirit në oborrin e Kalasë ishte paraparë të ndërtohen 5 kiosqe nga operatorë privatë.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se vendimi për anulimin e kontratave është marrë pasi që qiramarrësit nuk u janë përmbajtur obligimeve kontraktuale.
“Një pjesë e oborrit të Kalasë së qytetit i është dhënë me qira disa operatorëve privatë gjatë kohës së fushatës elektorale nga pushteti i kaluar. Në takimin e fundit në Komunë me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës edhe ata e kanë mbështetur këtë vendim si të drejtë dhe në interes të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”, kishte shkruar Tahiri.