Friday, July 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari i Drenasit takoi banorët e Fushticës së Ulët

Kryetari i Drenasit takoi banorët e Fushticës së Ulët

Të ngjajshme

Pas një jave të marrjes së mandatit si kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur takim me banorët e fshatit Fushticë e Ulët të shtunën në orët e mbrëmjes, ku banorëve të këtij fshati u ka kumtuar lajmin për projektet që do të realizohen në këtë vendbanim, po ashtu nga ta ka marr edhe kërkesat që i kanë për fshatin e tyre.

Kryetari Lladrovci ka thënë se ka filluar procedura e pavarësimit të shkollës dhe rregullimi i rrugës së fshatit.

“Konfirmoj sot para jush, se kanë filluar procedurat për pavarësimin e shkollës e po ashtu prioritet është rregullimi i rrugës së fshatit. Së bashku do të vazhdojmë punën për të përmirësuar jetën e secilit vendbanim të komunës sonë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Në këtë takim merrnin pjesë dhjetëra banorë të fshatit Fushticë e Ulët, dhe ata para kryetarit Lladrovci paraqiten disa kërkesa, kurse nga i pari i Komunës, morën përgjigjen se për secilën kërkesë, do të analizojë në kohën optimale për të pasur edhe një përgjigje.

Lladrovci ka bërë vizitën e parë në fshatin Fushticë të Ulët për të dëgjuar për së afërmi kërkesat e tyre, ndërsa është zotuar se do të krijojë traditë që për çdo javë të bëjë nga një vizitë në një fshat, apo lagje të Drenasit, për të bashkëbiseduar me qytetarët.​ /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit