Kryetari i Drenasit pranon revistën e qytetit “Realiteti” nga KVRL-ja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu, të hënën kanë pritur në takim dy përfaqësueset e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Altina Nika, kryetare dhe Rina Shabani, nënkryetare.
Gjatë këtij takimi, kryetari Lladrovci, ka pranuar revistën “Realiteti” nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal si dhe raportin financiar të gjashtëmujorit të parë të këtij viti për realizimin e projekteve nga KVRL-ja.
Kryetari Lladrovci ka përgëzuar të pranishmet për transparencën financiare në realizimin e projekteve të subvencionuara nga Komuna e Drenasit dhe ka inkurajuar që të sjellin projektin e detajuar për planifikimin e buxhetit për vitin 2018.

Lexo edheShenjëzohen rrugët në qytetin e Drenasit
“Jam krenar me punën tuaj që keni bërë deri me tani, ku keni inkurajuar shumë të rinj të merren me aktivitete kulturore, keni qenë shumë transparente në realizimin e projekteve dhe ju inkurajoj të vazhdoni kështu sepse deri më tani keni dëshmuar me punë, vullnetin e të rinjve, ku keni përçuar mesazhin edhe të bashkëmoshatarët tuaj”, ka thënë kryetari Lladrovci.














