BallinaRegjionaleDrenasKryetari i Drenasit inspekton punimet e nënkalimit në fshatin Llapushnik

Kryetari i Drenasit inspekton punimet e nënkalimit në fshatin Llapushnik

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e nënkalimit në fshatin Llapushnik në rrugën regjionale Prishtinë-Pejë, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga Drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj, kanë inspektuar fillimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e fshatrave përreth.

Ky projekt është i bashkë financuar me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe është një ndër 9 projektet tjera të memorandumit të mirëkuptimit mes dy dikastereve të lartcekura, që do të kryhen gjatë këtij viti dhe vlera e tyre është 1 milion e 760 mijë euro.

Nënkalimi në fshatin Llapushnik do të ndihmojë fshatrat përreth, pasi që ishte edhe kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj ane, ndërsa nënkalimi pritet të përfundojë gjatë këtij viti. Ne kuadër të investimeve kapitale, pas nënshkrimit të kontratës, kanë nisur punimet e asfaltimit të rrugës në fshatin Llapushnik, përkatësisht në Lagjen Sopi, Tahiraj dhe Haxhiaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz