Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it nga LMT në Drenas me të cilët ka bashkëbiseduar rreth çështjes së sigurisë ne Komunën e Drenasit me theks të veçantë për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 tetor.
Kryetari Lladrovci ka njoftuar të pranishmit rreth gjendjes së sigurisë në Komunën e Drenasit, ku ka theksuar se siguria është në nivel dhe e kënaqshme, ndërsa u ka bërë apel të gjitha organeve për siguri në vend që gjatë procesit të zgjedhjeve lokale me 22 tetor të kontribuojnë në ruajtjen dhe sigurinë për të mos prishur imazhin asnjë proces, por zgjedhjet të mbahen të lira dhe demokratike, pa presione e ndërhyrje. Përfaqësues të LMT-së në Drenas, janë ndarë të kënaqur me gjendjen e sigurisë në Drenas.



