back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeKryetari i Ballit Kombëtar sheh në listë 30 veteranë mashtrues nga fshati...

Kryetari i Ballit Kombëtar sheh në listë 30 veteranë mashtrues nga fshati i tij

Të ngjajshme

“Rrahja” e Prof. Lul Rakës, lajm i rrejshëm i krijuar me IA

Një postim i krijuar me Inteligjencë Artificiale për kinse...

Policia sekuestron 101 paketa cigare në Leposaviq, vlera rreth 85 mijë euro

Njësia policore e Policia e Kosovës ka zbuluar një...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin...

Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmend Islami ka reaguar lidhur me publikimin e listave me emrat e veteranëve të cilët janë cilësuar si mashtrues.

Islami ka deklaruar se në zonën e Llapit vetëm nga fshati i tij i lindjes, Dumnicë ka arritur të identifikojë rreth 30 mashtrues duke i njohur nga afër dhe që sipas tij nuk kishin lidhje me luftën, transmeton Indeksonline.

I pari i Ballit Kombëtarë ka thënë se lista e dërguar në Gjykatë është shumë e saktë me përjashtim të ndonjë emri që ka futur pushteti për të bërë listën se gjoja ka gabime të mëdha në listë.

Postimi i plotë:

Kush po mundohet të hedh hi mbi të vërtetën e veteranëve mashtrues, është vetëm pushteti i cili ka bërë edhe publike emrat, aty këtu ka futur ndonjë emër sa për të habitur opinionin, mirëpo duke shfletuar emrat e ZO të Llapit, munda të identifikoj nga fshati im i lindjes Dumnicë ishin rreth 30 mashtrues duke i njohur nga afër që ata nuk kanë lidhje me luftën e që e pranojnë edhe vet, pra thjesht lista është shumë e saktë  me përjashtim të ndonjë emri që ka futur pushteti për të bërë listën se  gjoja  ka gabime të mëdha në listë.

Veq e gëzofshin banditët, burgu do të ishte zgjedhja më e mirë për ata që i bënë me qëllim këto lista për përfitime personale dhe grupore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz