back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeKryetari Bahtiri ofron zgjidhje për mirëmbajtjen e deponisë regjionale të mbeturinave në...

Kryetari Bahtiri ofron zgjidhje për mirëmbajtjen e deponisë regjionale të mbeturinave në fshatin Koshtovë

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot ka organizuar një tryezë diskutimi me banorët e fshatit Koshtovë dhe Koprivë, me të cilët është diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët lidhur me problemin për mirëmbajtjen e deponisë regjionale të mbeturinave në fshatin Koshtovë.

- Advertisement -

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, drejtori për Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Mitrovicës, Asllan Isufi, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës, Ahmet Rushiti dhe Arjeta Miftari.

Fillimisht përfaqësuesja nga KDI-ja, Arjeta Miftari, ka njoftuar se KDI-ja, është marrë nga afër që nga dhjetori i vitit që shkoi me këtë çështje, për çka janë organizuar takime mes banorëve e autoriteteve lokale, në mënyrë që të lehtësohet komunikimi dhe arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Ndërsa banorët e fshatit Koshtovë e Koprivë të cilët ishin shumë të frustruar me situatën aktuale kërkuan një zgjidhje afatgjate nga institucionet lokale dhe ato qendrore sepse po rrezikohet mirëqenia në vendbanimet e tyre.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi dëgjoi shqetësimet e këtyre banorëve tha se është duke u munduar maksimalisht për zgjidhjen e këtij problemi i cili eshte ndër prioritetet themelore të komunes.

Po ashtu kryetari Bahtiri tha se për këtë deponi është munduar të gjej zgjidhje qe 6 vite, ku ka sjell investitor nga Florida e SHBA-ve për të ndërtuar një Fabrikë të Reciklimit në vlerë prej 43 milionë dollarësh, mirëpo ka pasur pengesa nga niveli qendror duke e bllokuar funksionalizimin e një fabrike për trajtimin e mbetjeve.

Kryetari Bahtiri u premtoi banorëve të këtyre fshatrave se kjo deponi do të mbulohet çdo 1 muaj e gjysmë pasi që edhe komuna nuk ka më shumë kapacitet të ndihmoj në mbulimin e kësaj deponie.

Kurse kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se bashkëndjenë me banorët e fshatit Koshtovë dhe do të kërkoj nga niveli qendror ta zhbllokojë procesin e funksionalizimit të fabrikës për riciklimin e mbetjeve të tyre.

Në fund të këtij takimi kryetari Bahtiri së bashku me kryetarin Tahiri kanë nënshkruar një deklaratë zotuese për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në të mirë të banorëve të këtyre fshatrave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz