back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëKryetari Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa për 56 studentë

Kryetari Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa për 56 studentë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me rastin e nënshkrimit të kontratave, tha se nga komisioni për ndarjen e bursave janë përzgjedhur studentët më të mirë. Ai tha se është shumë e rëndësishme që studentëve të ju ndihmohet gjatë studimeve të tyre, prandaj komuna edhe në të ardhmen do të vazhdoj të ndihmoj studentët, si me përkrahje financiare, ashtu edhe në forma të tjera.
Janë 56 studentë nga komuna e Mitrovicës, që kanë nënshkruar kontratat si përfitues të bursës komunale për këtë vit. Shuma e bursës së përfituar është 70 euro.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me rastin e nënshkrimit të kontratave, tha se nga komisioni për ndarjen e bursave janë përzgjedhur studentët më të mirë. Ai tha se është shumë e rëndësishme që studentëve të ju ndihmohet gjatë studimeve të tyre, prandaj komuna edhe në të ardhmen do të vazhdoj të ndihmoj studentët, si me përkrahje financiare, ashtu edhe në forma të tjera.

“Ju që keni përfituar bursa jeni ndër studentët më të mirë. Ju jeni ardhmëria e qytetit tonë dhe sigurisht, përpos ngritjes profesionale, nesër edhe ndonjëri prej jush do të jetë në pozita udhëheqëse në komunë e më lartë, andaj është kënaqësi të ndihmosh studentët. Ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, ju tha kryetari Bahtiri.

Pas nënshkrimit të kontratës, studentët janë shprehur të jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave. Disa nga ata janë shprehur të jenë mirënjohës për mbështetjen që komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.

Përveç këtyre bursave, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, vazhdon të ndaj bursa edhe nga paga e tij për studentë të dalluar nga fakultete të ndryshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz