back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaKryetari Bahtiri inspekton punimet në ndërtimin e fabrikës së kërpudhave ...

Kryetari Bahtiri inspekton punimet në ndërtimin e fabrikës së kërpudhave

Të ngjajshme

KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën...

​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm...

Nagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit trevjeçar “Veprimi Kundër...

 

Pas përfundimit të punëve në përgatitjen e terrenit (tokës) dhe punëve tjera nëntokësore, në Gushafc të Mitrovicës po punohet me të madhe në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e kërpudhave.
Aktualisht po punohet në ndërtimin e mureve të fabrikës, punë të cilat pritet të përfundojnë shumë shpejtë, në mënyrë që  kështu menjëherë të instalohen pajisjet e arritura një vit më parë, në vlerë prej 27 milionë euro.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se punët për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave është duke i kryer Kompania Burimi, si në nënkontraktues i Kompanisë Mabetex, të cilës i është besuar ndërtimi i fabrikës dhe instalimi i stabilimenteve prodhuese.
Bahtiri tha se në ndërtim e sipër është fabrika e parë, e cila do të punësoj mbi 350 punëtorë, për të cilën do të investohen 16 milionë euro, ndërsa që do të prodhojë 16 tonë kërpudha brenda javës.
 “Këto investime është duke i bërë Kompania e njohur në botë për prodhimin e kërpudhave “Hirano Mushrooms” nga Japonia. Kjo fabrikë pritet të përfundoj dikur në fund të marsit dhe menjëherë do të filloj ndërtimi i fabrikës tjetër, nga një kompani po ashtu e njohur në botë për prodhimin e kërpudhave. Në tërë kompleksin do ndërtohen fabrika për prodhimin e 50 tonë kërpudhave në ditë dhe investimi total në këtë kompleks do të jetë 105 milionë euro, që do të mundësojnë punësimin e rreth 3.500”, thotë kryetari Bahtiri.
Ndërtimi i fabrikave është duke u bërë në pronën e familjes së kryetarit Bahtiri, në fshatin Gushafc, mu pranë lumit Ibër, pasi që për blerjen e tokës pati pengesa të shumta nga individë, grupe dhe institucione të ndryshme.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz