Dega e AKR-së në Vushtrri, në krye me Nasuf Aliun së bashku me anëtarë të tjerë nga ekipi i tij i Degës, vizituan biznesin e ri në Maxhunaj të Vushtrrisë “BBI PLAST”.
Drejtori dhe pronari i kompanisë “BBI PLAST” Irfan Zekolli bashkë me familjar dhe stafin i mirëpriti përzemërsisht kryetarin e AKR-së dhe ekipin e tij, duke vlerësuar tepër lartë këtë interesim dhe vizitë, ndërsa me këtë rast diskutoi për sfidat nëpër të cilat ka kaluar deri në hapjen e këtij biznesi, njëkohësisht u shpreh optimist që kompania e tij do të presë një të ardhme më të mirë për zhvillim të saj dhe punësimin edhe më tepër individëve në kompaninë e tij. Ai poashtu njoftoi kryetarin me proceset komplet të prodhimtarisë në lëminë adekuate në të cilën ka hy, me funksionalitetin e makinerisë brenda kompanisë, me tregun që ka anëmbanë Kosovës, me synimet e tyre se si do ta zhvillojë këtë ndërmarrje si dhe produktet që janë forma të ndryshme me ambalazhe të plastikes prej 100ml deri ne 25l, ose sipas nevojave dhe kërkesave që ka tregu.
Me këtë rast u shpreh i pakënaqur me problemet siç është rryma, sistemi financiar në vend, mungesa e përkrahjës direkte nga institucionet dhe probleme tjera.
Ndërsa në fjalimin e tij kryetari Aliu u shpreh i kënaqur që sot po shef një ndërmarrje dhe staf ambicioz, po ashtu tha se jam optimist për ndrrimin e këtyre politikave të disfavorshme në raport me bizneset duke shprehur pakënaqësinë e tij me situatën ekonomike në vend, me fuqinë e ulët blerëse, me mungesën e politikave për mbështetjen direkte për bizneset fillestare, të vogla dhe të mesme, me mungesën e ofertës shtetërore për t’i mundësuar zhvillimin e politikave për tërheqjen e investimeve të jashtme, mungesën e një fondi për ndërmarrësi ose mbështetje direkte financiare nga komuna, mungesën e marketingut nga institucionet lokale apo qendrore si dhe format tjera.
Me këtë rast kryetari Aliu dhe ekipi i tij u shprehen tejët të kënaqur që kjo kompani punësoi 7 persona dhe që ka synim për rritjen e numrit të të punësuarëve, poashtu u shpreh i kënaqur që kjo kompani përveç klientelës lokale, kjo furnizon edhe shumë operatorë të tjerë nëpër Kosovë duke uruar që kjo kompani t’i tejkalojë edhe kufijtë e Kosovës. Ai njëkohësisht shprehu gatishmërinë që AKR në Vushtrri, kërkesat dhe nevojat e biznesit do t’i bëjë pjesë përbërëse të programit të AKR-së për Komunën e Vushtrrisë, duke uruar që bashkërisht në të ardhmën të arrijë efekte ekonomike për qytetarët e komunës sonë.