Kryetarët e komunave në protestë më 3 shtator para Qeverisë, konfirmon deputetja Bytyqi
dp

Lexo edheGjakovë: E dhunoi nënën pas konfliktit për ushqimet, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim

Kryetarët e komunave pritet të protestojnë më 3 shtator para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për çështjet me të cilat po përballen komunat.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se protesta do të mbahet më 3 shtator.
Sipas saj, secili kryetar i komunës do të angazhohet për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e komunës që drejton, duke kërkuar që problemet e tyre të adresohen nga institucionet qendrore.
Bytyqi ka bërë të ditur se protesta nuk do të përfundojë me 3 shtator. Ajo ka paralajmëruar se, nëse kërkesat e komunave nuk marrin përgjigje, protestat do të vazhdojnë edhe pas kësaj date.

Lexo edheGjakovë: E dhunoi nënën pas konfliktit për ushqimet, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim
“Secili kryetar do të angazhohet për t’i shprehur shqetësimet e tyre. Pas 3 shtatorit, edhe ne do të vazhdojmë me protesta”, ka deklaruar Bytyqi për Indeksonline.
Protesta pritet të shërbejë si formë presioni ndaj Qeverisë për adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të komunave.