back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeKryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Të ngjajshme

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, dhe prokurori special Naim Abazi, janë pritur në takime pune nga anëtarë të Kongresit Amerikan, përkatësisht Pat Fallon, Zach Nunn, Robert Aderholt dhe John Moolenaar.

Gjatë këtyre takimeve, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe prokurori special Naim Abazi, të shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Gjatë takimeve është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në ngritjen e kapaciteteve.

Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz