back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Të ngjajshme

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi dhe prokurori special, z. Naim Abazi, me ftesë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nisin vizitën zyrtare në Washington, ku do të marrin pjesë në aktivitete zyrtare dhe do të zhvillojnë takime të rëndësishme.

Gjatë qëndrimit të tyre në SHBA, do të marrin pjesë në ceremonitë e organizuara me rastin e Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast), një ngjarje tradicionale me karakter institucional dhe ndërkombëtar, e cila mbledh përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore nga vende të ndryshme.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ku pritet të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e partneriteteve ndërshtetërore, në funksion të rritjes së efikasitetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave përkatëse, si dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz