back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKryeparlamentari Veseli takoi presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Kryeparlamentari Veseli takoi presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, është pritur në një takim të veçantë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kryeparlamentari Veseli dhe presidenti Nishani kanë biseduar për zhvillimet politike në vendet respektive dhe në mënyrë të veçantë, për fushat e bashkëpunimit midis institucioneve të të dyja shteteve.

Presidenti Nishani ka vlerësuar të arriturat e shtetit të Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat.

Veseli dhe Nishani kanë vlerësuar se marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës tashmë kanë marrë një shtrirje të gjerë në shumë fusha, por ishte pajtim i përbashkët gjithashtu, se ka ende hapësirë në të cilën ky bashkëpunim do të gjej rritje.

“Kosova dhe Shqipëria janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet midis dy shteteve”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke konfirmuar edhe njëherë perspektivën e përbashkët euro-atlantike të të dyja shteteve, së bashku me shtetet e tjera të rajonit.

Displaying 2017_02_21_Kryeparlamentari Veseli takoi presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani (1).JPG

Displaying 2017_02_21_Kryeparlamentari Veseli takoi presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani (2).JPG

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz