BallinaLajmeKryeparlamentari Veseli takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Kryeparlamentari Veseli takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Të ngjajshme

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Është kthyer në rigjykim nga Apeli rasti i njohur...

Düsseldorf më afër se kurrë me PrishtinaTicket

Udhëtimi drejt Düsseldorf-it tashmë bëhet më i thjeshtë se...

Liga e Kampionëve kusht për Juventusin që t’i ruajë tre yjet e skuadrës

La Gazzetta dello Sport raporton se Juventus do të...

Kundërshtarë në fushë, dy yjet e Kosovës bëhen bashkë pas ndeshjes

Ausburg dhe Heffenheim u përballën mbrëmë në Bundesligën gjermane,...

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e Maqedoni, si dhe për mënyrat e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart raportet ndërfqinjësore dhe theksuan nevojën e kultivimit të mëtejmë të tyre e të bashkëpunimit me interes reciprok, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe të arsimit e të kulturës.

Veseli e Ahmeti konsideruan se Kosova dhe Maqedonia, si dy faktorë të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon, tashmë kanë hyrë në rrugën e pandalshme të integrimit euro-atlantik, si perspektivë e vetme për të ardhmen e të dyja vendeve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vlerësoi rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni, si në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, ashtu edhe në orientimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Nga ana e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësoi lart hapat që ka bërë Kosova në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe rritjen e përfaqësimit e të njohjes ndërkombëtare të saj. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz