back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKryenegociatorët i rikthehen sot dialogut, diskutojnë për të pagjeturit dhe marrëveshjen e...

Kryenegociatorët i rikthehen sot dialogut, diskutojnë për të pagjeturit dhe marrëveshjen e targave

Të ngjajshme

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Pas tre muajsh ngërç, sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

Në takimin e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pari për këtë vit, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat.

Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se përveç këtyre dy temave do të diskutojnë edhe për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se në Bruksel do të bisedohet “për të pagjeturit, gjyqësorin, por edhe për zgjedhjet e 3 prillit, sepse ato duhet të mbahen në Kosovë”.

Lidhur me këto deklarata, Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur deri më tani.

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.

Ndryshe takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz