BallinaLajmeKryeministrit i ulet rroga për 800 euro

Kryeministrit i ulet rroga për 800 euro

Të ngjajshme

Ishte data 21 dhjetor kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një vendimi ia kishte dyfishuar vetes pagën prej 1 mijë e 500 euro sa e kishte në 2 mijë e 950 euro, shkruan Gazeta Blic.

Bashkë me pagën e tij, kryeministri përmes këtij vendimi pagën ua kishte ngritur edhe zëvendëskryeministrave të tij. Përmes kësaj ngritjeje, Haradinaj me pagë bruto ia kalonte edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Mirëpo, në një propozim të ri të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, të cilin Gazeta Blic e posedon, kryeministri i vendit do të detyrohet që t’ia ulë pagën vetes. Kjo ulje do të bëhet me rastin e votimit të Projektligjit për pagat i cili pritet të votohet në fund të këtij muaji.

Haradinaj i cili gjendet në të njëjtën klasë, A2, me kryetarin e Kuvendit si dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese që koeficientin e pagës kishin 10, tashmë do të kenë zbritje për një shkallë. Koeficienti i tyre, sipas këtij propozimi të ri, do të jetë 9-të.

Duke parë këtë, nga sa kishte pagën kryeministri prej 2 mijë e 950 euro bruto, paga e tij do të pësojë rënie për 799 euro.

E gjithë kjo pasi kryeministri së bashku me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e gjykatës Kushtetuese tashmë do të kenë pagë prej 2 mijë e 151 eurosh.

Kurse, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili aktualisht ka pagën 2 mijë e 555 euro, sipas deklarimit të pasurisë, paga do t’i zvogëlohet për rreth 404 euro.

Ngjashëm me këtë, zbritje do të ketë edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, pasi që edhe ajo gjendet në të njëjtën klasë (A2) me Haradinajn dhe Veselin.

Më poshtë mund ta shihni edhe vendimin kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kishte marrë për ngritje të pagave më 21 dhjetor 2017./Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz