Kryeministri së bashku me bashkëshorten, shikojnë ndeshjen nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’
BILLI·

Kryeministri Ramush Haradinaj po e shikon nga afër ndeshjen në mes të Kosovës dhe Ishujve Faro e cila po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Duke kujtuar legjendën e futbollit emrin e të cilit mban stadiumi, Haradinaj ka uruar përfaqësuesen e Kosovës për rezultat pozitiv.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Së bashku me Anitën, duke shijuar çaste krenarie në stadiumin e ri që mban emrin e legjendës sonë ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen historike të përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë.
Ndjenjë e veçantë duke parë stadiumin që plotëson kriteret e UEFA-së, duke frymuar me pasionin që na e la amanet legjenda e pashuar Vokrri.
Forca Kosovë!
Lexo edheKosova dominon, por mungon goli i epërsisë
RH
Kosova po zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve derisa të parën si nikoqire.
Me Azerbajxhanin Kosova barazoi pa gola në Baku.














