BallinaLajmeKryeministri në detyrë: Piskamat e atyre që e ndanë Mitrovicën e rrëzuan...

Kryeministri në detyrë: Piskamat e atyre që e ndanë Mitrovicën e rrëzuan Qeverinë, nuk janë për shtet por për pushtet

Të ngjajshme

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori...

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Gjithçka nisi me një njoftim të rregullt të komandantit...

Përmes një videoje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera: në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën  e Zveçanit,mirëpo nuk kanë dashur ta bëjnë këtë gjë më tupan, që të mos e thellojnë krizën shëndetësore.

Ai sqaroi se veprimet e Serbisë kundër Kosovës, po i raportojnë te KFOR-i dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë.

Kuri tha se konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit, duan politikanë e zyrtarë të Beogradit dhe të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Atyre që kontribuan për ndarjen e Mitrovicës, dhe e lanë të pazhvilluar e në mjerim për mbi dy dekada mos ju besoni tash kur kërkojnë sovranitet e integritet nga qeveria të cilën e rrëzuan pa i bërë as dy muaj në detyrë. Piskamat e tyre patriotike nuk janë për shtet, por për pushtet. Brengosjet e tyre për veriun i kanë instrument për vetvete e jo konsideratë për juve”, tha Kurti.

“Së fundmi është sërish Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera: në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën  e Zveçanit, mirëpo nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër.

Ka pasur një dasme në Zveçan para dy javësh e cila e ka shkaktuar shpërndarjen e virusit Covid-19 atje.

Ne e dimë që Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë të pavarur të cilin nuk e njeh.

Ne e dimë që ajo ndërmerr edhe veprime kundër institucioneve tona, posacërisht në veri.

Të gjitha këto ne po i raportojmë te KFOR dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. Ne veprojmë e sillemi me kujdes, sidomos në këtë kohë.

Ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit.

Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit.

Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente.

Projekti i tyre i shkembimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflike e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht të ndarja e Kosovës.

Krejt njëjtë ështe edhe ajo intenca për ta shpallur gjendje të jashtëzakonshme me cdo kusht e cmim, pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, serbëve e pakicave tjera në Kosovë, e posacërisht në Mitrovicë, që të kenë kujdes, ta ruajnë gjakftohësinë e të mos bien në kurthin e atyre të cilët për t’i zbrazur shampanjat e tyre, kanë nevojë të derdhet gjaku jonë.

Mos bini në provokime e insinuate e intriga të ndryshme. Ato janë kurthi në të cilin do të bien vetë ata Brenda.

Në vecanti i bëj thirrje kryetarit të komunës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, që të mos e acarojnë gjendjen.

Atyre që kontribuan për ndarjen e Mitrovicës, dhe e lanë të pazhvilluar e në mjerim për mbi dy dekada mos ju besoni tash kur kërkojnë sovranitet e integritet nga qeveria të cilën e rrëzuan pa i bërë as dy muaj në detyrë.

Piskamat e tyre patriotike nuk janë përshtet, por për pushtet.

Brengosjet e tyre për veriun i kanë instrument për vetvete e jo konsideratë për juve.

Edhe deklarimet e Presidentit, i cili po sillet si njëri nga liderët opozitarë, merrni me rezervë dhe me qetësi.

E dini atë thënien e urtë të popullit tonë. “Se kur dhelpres po i digjej bishti, ajo thoshte se po digjet e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na e djeg gjithë vendin tonë”, tha Kurti./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz