Nga: Hysni Gashi
U bënë tri vite Qeveria udhëhequr nga kryeministëri Isa Mustafa s’ndanë buxhet për shëndetin dhe rehabilitimin e veteranëve dhe invalidëve kategori kjo që nuk kurseu asgjë për liri dhe Pavarsin e vendit. Ndërkohë në anën tjëtër ndau buxhet për të shtuar numrin e stafit politik nëpër ministri dhe borde për të rehatuar njerëzit e partis së tij. Edhe këtë vite, veteranet,Invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së mund të kënaqen nëpër pishina (kuptohet nëse kanë mundësi) sepse paratë për të shkuar në deti dhe banjo rehabilituse po i shpenzon më familjarë dhe kabinetin e tij gjigant z.Mustafa.
Si duket përbuzja ndaj kësaj kategorie nuk ka të ndalur nga institucionet shtetrore por një gjë më habit që një kategori e cila ndryshojë një rrjedhe historike ka rënë në këtë nivel,ndërkohë që paratë e tatimpagueseve po shfrytëzohen në vendet me turistike të Evropës nga njerëzit e lidhur ngusht me pushtetin. Kryeministri në ikje z.Mustafa po dëshmon që nuk mund të dal nga mendsia apo ideologjia e tij Komuniste pasi kategorin çlirimtare gjithmonë i sheh si rreziku për karrigen e ti dhe pushtetin që aq shumë e dëshiron.