BallinaSportKryeministri maqedonas flet për lojën Manchester United-Real Madrid

Kryeministri maqedonas flet për lojën Manchester United-Real Madrid

Të ngjajshme

Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka...

Komuna e Mitrovicës ndan nga 50 euro për fëmijët autikë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka njoftuar...

Instagram po teston një veçori të re

Rrjeti social Instagram është duke testuar një shërbim të...

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të...

Me ftesë të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, mbrëmë ishte i pranishëm në solemnitetin për mysafirët e lartë, me rastin e mbajtjes së spektaklit futbollistik, finalen e Super Kupës së UEFA-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev në pritjen për mirëseardhje të mysafirëve zhvilloi biseda të shkurtra me zyrtarët e lartë të dy federatave të futbollit, atë evropian dhe botëror, si dhe me anëtarët e menaxhmentit dhe stafit teknik të të dy klubeve, pjesëmarrëse në Super Kupën e UEFA-s, Manchester United dhe Real Madrid.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu bindjen se janë krijuar të gjitha kushtet që kjo ngjarje e madhe sportive të mbahet në atmosferë të mirë dhe se Republika e Maqedonisë dhe Shkupi si nikoqir, do të arsyetojnë besimin dhe pritjet dhe se e meritojnë vëmendjen e botës, e cila sot dhe nesër është kthyer drejt matjes së forcave të yjeve të futbollit nga Manchester United dhe Real Madrid”, qëndron në kumtesën.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, siç theksohet, i është falënderuar kryeministrit Zaev dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e plotë në organizimin e finales së Super Kupës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz