BallinaLajmeKryeministri Kurti telefonon asamblistët e komunës së Medvegjës dhe Kryetarin e Këshillit...

Kryeministri Kurti telefonon asamblistët e komunës së Medvegjës dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri në detyrë Kurti zhvilloi biseda telefonike me tre asamblistët shqiptarë të komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun, Florim Sahitin e Fehmi Behën, dhe gjithashtu me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Kryeministri Kurti i kontaktoi për të biseduar rreth situatës që ështe krijuar tashmë në shumicën e vendeve të botës me pandeminë COVID-19, dhe e cila nuk përjashton as Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Ai u interesua se me çfarë sfida po përballën qytetarët atje dhe se çka mund të bëjë Republika e Kosovës për bashkëkombasit tanë në këto tri komuna shqiptare.

Kryeministri Kurti i njoftoi ata të gjithë që në koordinim me Ministrinë e Financave e Transfereve dhe me Ministrinë e Shëndetësisë t’ju ndihmojë shqiptarëve të Luginës për ta tejkaluar sa më lehtë e shpejtë këtë pandemi. Shqiptarët e Medvegjës u ankuan që përveç pandemisë COVID-19, ata janë duke u përballur edhe me pandeminë e pasivizimit të adresave dhe ç’regjistrimit të banorëve shqiptarë.

Në Medvegjë janë të regjistruar 1.200 shqiptarë, ndërsa në vitet e fundit rreth 4.000 të tjerë janë ç’regjistruar. Si pasojë e këtij dëbimi të heshtur, Medvegja rrezikon të humbë dygjuhësinë. Qeveria e Kosovës gjithmonë do të solidarizohet me shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe do të jetë pranë tyre gjatë çdo vështirësie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz