back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Të ngjajshme

Ish-lojtari i Wolvesit ndërron jetë në aksident me makinë

Futbollisti i njohur, Ethan McLeod ka ndërruar jetë në...

Alcaraz njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ferrero

Carlos Alcaraz ka njoftuar një ndarje tronditëse nga trajneri...

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas këtyre zgjedhjeve, raporton lajmi.net

Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë mbështetjen për KQZ-në në zhvillimin e softuerit zgjedhor dhe forcimin e infrastrukturës teknologjike të zgjedhjeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për prioritetet ekonomike të Kosovës, investimet e planifikuara kapitale, integrimet evropiane, si dhe për tema të tjera aktuale.

Mbretëria e Bashkuar është një aleat kyç dhe kontribuues i madh në zhvillimin e vendit dhe Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz