Kryeministri i Serbisë jep dorëheqjen
dp

Lexo edhePresidenti Trump njofton se mund të marrë vendim brenda 30 ditësh mbi të ardhmen e platformës TikTok

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, njoftoi të martën se jep dorëheqjen nga posti.
Dorëheqja vjen pas valës së protestave që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se dy muaj.
Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi-Sad, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha një ditë më herët se të gjitha kërkesat e tyre janë plotësuar.

Lexo edhePresidenti Trump njofton se mund të marrë vendim brenda 30 ditësh mbi të ardhmen e platformës TikTok
Gjatë atij fjalimi, ai kërkoi edhe ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë, në krye të së cilës Vuçeviq ishte nga maji i vitit 2024.