back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKryeministri Hoti a bëri vepër penale në paraqitjen e tij publike?

Kryeministri Hoti a bëri vepër penale në paraqitjen e tij publike?

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

A bëri vepër penale kryeministri Hoti në paraqitjen e tij publike?

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka dal sot në një konferencë për media bashkë me dy kryetarët e Odave Ekonomike ku tha se diskutuan për pakon e rimëkëmbjes ekonomike si pjesë e programit qeverisës.

Në këtë takim, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës dhe ai i Odës Amerikane janë shfaqur me maska, por jo edhe kryeministri Hoti, shkruan lajmi net.

Më 29 qershor, kryeministri Avdullah Hoti ishte deklaruar para mediave lidhur me situatën e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Hoti kishte thënë se është vepër penale mos mbajtja e maskës.

“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinka Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njerëz në klinikë. Tash ministri, Drejtori i Institutit janë duke krijuar hapësira shtesë nëpër klinika të tjera dhe spitale regjionale, masat janë të thjeshta shumë të thjeshta dhe të qarta, maskat, distanca fizike, larja e duarve, tri gjëra të thjeshta. Jemi të obligueshëm të gjithë t’i ndërmarrin këto masa, kur ecim në rrugë, në autobus, kur shkojmë në punë, biznes apo barnatore, gjithku. Çdokush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale sepse rrezikon jetë ne vetë dhe të qytetarëve të tjerë”, kishte deklaruar Hoti.

Nga ana tjetër edhe IKSHP-ja në vazhdimësi po apelon për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.

Të Fundit

Sport

ShowBiz