back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj priti në takim investitorë dhe biznesmen nga Arabia Saudite

Kryeministri Haradinaj priti në takim investitorë dhe biznesmen nga Arabia Saudite

Të ngjajshme

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...
- Advertisement -

Kosova është vend i sigurt dhe i hapur për investime të huaja. Republika e Kosovës me Arabinë Saudite ka raporte korrekte bilaterale, e të cilat mund të zgjerohen në bashkëpunim ekonomik.

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim një delegacion të Këshillit të Odave Saudite si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga ky vend, të kryesuar nga Khalid Abdulrahman AL Othman pasi falënderoi delegacionin për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të krijuar kushte të përshtatshme për investime strategjike, që do të ndihmonin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kosova ka potenciale të mëdha për të pranuar investime direkte. Ne kemi krijuar ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj, kemi resurse njerëzore, fuqi të re punëtore dhe të profilizuar si dhe kushte të volitshme për sa i përket legjislacionit në fushën e të bërit biznes”, tha Kryeministri Haradinaj.

Takimi me investitorët dhe biznesmenët nga Arabia Saudite është në vazhdën e përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të dhënë mesazhin se Kosova po bëhet një treg atraktiv ku mund të investohet në shumë fusha./Drenicapressinfo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz