back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj njofton për vdekjen e mikut të tij

Kryeministri Haradinaj njofton për vdekjen e mikut të tij

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e nënkryetari të AAK-së në Komunën e Dragashit, Ymredin Krasniqi.

Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes, dhe ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht i prekur me lajmin për vdekjen e Krasniqit, shkruan Periskopi.

Njoftimi i plotë:

Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.

U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.

Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm.

Pusho i qetë miku ynë!

RH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz