BallinaLajmeKryeministri Haradinaj kërkon nga ZRrE kompensimin e qytetarëve

Kryeministri Haradinaj kërkon nga ZRrE kompensimin e qytetarëve

Të ngjajshme

Chuck Norris shtrohet në spital

Aktori legjendar dhe mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris,...

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më...

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), të kryesuar nga Arsim Janova, u.d. kryesues i Bordit, me të cilët ka biseduar rreth situatës më të fundit të energjisë elektrike në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ZRrE-ja, që në afat sa më optimal të gjendet mënyra e kompensimit të qytetarëve për ngarkesën e shtuar tarifore e aplikuar me vite të tëra. Kjo ngarkesë pa të drejtë ishte aplikuar për mbulimin e humbjeve në komunat veriore.

Kryeministri ka kërkuar po ashtu që të bëhet evidentimi dhe klasifikimi i humbjeve teknike. Vlerësohet nga ekspertët se rreth 12 për qind e këtyre humbjeve shkaktohen nga keqpërdorimet e qëllimshme. Kryeministri shprehu vendosmërinë që nga mekanizmat relevant të kërkojë që këto keqpërdorime të minimizohen dhe ndryshimi të shpërndahet tek qytetarët përmes lehtësimeve tarifore.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e ZRrE-së, theksuan përkushtimin e tyre për rregullimin e aktiviteteve në fushën e energjisë si dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve në përputhje me përgjegjësitë që parashihen me Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz