BallinaSportKryeministri Haradinaj: Gjysmëmaratona e Prishtinës e ka marrë fizionominë e vet, tashmë...

Kryeministri Haradinaj: Gjysmëmaratona e Prishtinës e ka marrë fizionominë e vet, tashmë është një garë ndërkombëtare

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Për të 18-tën herë me radhë në Kosovë, po mbahet Gjysmëmaratona e Prishtinës, në të cilën po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që shënon edhe rastin e parë të pjesëmarrjes së një Kryeministri në këtë maratonë.  

Në nisje të garës kryeministri Haradinaj, i uroi të gjithë garuesit dhe vrapuesit për pjesëmarrje.  

“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj garuesit, njëkohësisht edhe organizatorët, rininë, policinë, vullnetarët dhe të gjithë, poashtu edhe shoferët sepse ju kemi ndërprerë në disa raste rrugën. Mendoj se gjysmëmaratona e Prishtinës e ka marrë fizionominë e vet, tashmë është një garë ndërkombëtare. I ftoj të rinjtë dhe të gjithë që në vitin e ardhshëm të jemi më shumë dhe të vrapojmë të gjithë”, tha kryeministri Haradinaj pas përfundimit të shtegut 21 kilometërsh.  

Kryeministri Haradinaj bashkë me organizatorët ndau çmimet për tri vendet e para në garën e femrave veterane, si dhe për Ron Sejdiun nga kategoria e personave me aftësi të kufizuara i cili e përfundoi garën. Çmime u ndanë edhe për kategori të tjera të vrapimit në këtë maratonë. 

Maratona e Prishtinës është gara me e madhe sportive ndërkombëtare që zhvillohet dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare përmes sportit. Kjo garë kishte filluar me moton të vrapojmë për paqe dhe tolerancë. 

Është viti i 18-të me radhë që mbahet gjysmëmaratona e Prishtinës, në të cilën marrin pjesë garues nga Kosova, rajoni dhe bota, e organizuar nga Federata e Atletikës e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz