back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKryeministri akuzon Policinë dhe Inspektoratin se po dështojnë të zbatojnë masat anti-COVID19

Kryeministri akuzon Policinë dhe Inspektoratin se po dështojnë të zbatojnë masat anti-COVID19

Të ngjajshme

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar...

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka akuzuar Policinë dhe Inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë për masat anti-COVID. Ka thënë se përgjegjësia do të kërkohet në mënyrë zingjirore. Hoti ka thënë se Policia duke shkelur vendimet e Qeverisë ka lejuar të mbahen edhe protesta gjatë kohës kur janë ndalur tubimet me vendim qeveritar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin për mos respektim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të pandemisë.

Hoti ka thënë se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Pristhinës pa leje dhe s’është ndërmarrë asgjë.

“Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin dhe vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës, maskës. Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe me mos angazhimin e inspektoratit dhe policiës në disa raste. Ka pasur protesta në mes të Prishtinës dhe aktivitete sportive. Zingjiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mos respektimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai gjithashtu ka thënë se pas vlerësimit të situatës aktuale me COVID, kanë ardhur në përfundim që tri masat që duhet të zbatohen detyrimisht janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës personale.

“ Ne bëmë një vlerësim të situatës në të cilën jemi. Ju e keni pa rritjen e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. Dhe po mundohemi që të koordinojmë aktivitetet për të menaxhuar këtë sitautë. Kemi humbur tre mjekë, dhe në këtë rast dëshiroj të shprehi ngushëllime dhe për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre nga kjo pandemi.Tri instrumentet që na ndihmojnë të parandalojmë këtë situatë, derisa s’kemi vaksinë.Mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienes personale”, ka shtuar Hoti.

Derisa ka paralajmëruar se nëse i rekomandohet nga ekspertët është në gjendje të marrë edhe masat më ekstreme./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz