Kryediplomati Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin turk

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angılı.


Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi Ambasadorin Angılı për angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe për kontributin në forcimin e dialogut dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe dinamika e bashkëpunimit bilateral. Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi vullnetin e Kosovës për të vazhduar avancimin e këtij bashkëpunimi dhe për të zgjeruar më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve në fusha me interes të përbashkët.

Lexo edheApeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Duke e falënderuar për bashkëpunimin e drejtpërdrejtë gjatë mandatit të tij, Zëvendëskryeministri Konjufca i dëshiroi Ambasadorit Angılı suksese në detyrat dhe angazhimet e ardhshme.















