back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKRU “Prishtina” intensifikon ndëshkimin e konsumatorëve që kanë borxhe

KRU “Prishtina” intensifikon ndëshkimin e konsumatorëve që kanë borxhe

Të ngjajshme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se do të vazhdojë aksioni për ndëshkimin e konsumatorëve që kanë borxhe.

Në një paralajmërim, KRU-ja pohon se aksioni do të vijojë deri në fund të vitit 2025, me intensitet më të shtuar dhe pa kompromise për lidhjet ilegale, shkruan IndeksOnline.

“S’ka ujë të trajtuar, pa paguar faturat!” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Si pjesë e planit të vazhdueshëm në mbledhjen e detyrimeve për garantim me furnizim me ujë të pijshëm, aksioni për ndëshkimin e konsumatorëve me borxhe ndaj shërbimeve të ujit do vazhdoj deri në fund të vitit 2025.

Por kësaj here me intensitet edhe më të shtuar.

Për lidhjet ilegale, të pa kompromis dhe 0 tolerancë.

S’ka ujë të trajtuar, pa paguar faturat!

- Advertisement -

Të Fundit