back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKRU “Mitrovica” thirrje qytetarëve të mos e përdorin ujin për pije shkaku...

KRU “Mitrovica” thirrje qytetarëve të mos e përdorin ujin për pije shkaku i nivelit të lartë të trubullshmërisë në kanalin Ibër-Lepenc

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes vazhdon të jetë i ndërprerë, si pasojë e nivelit të lartë të turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc.

Sipas njoftimit, turbullshmëria e ujit mbetet mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt, çka e bën të pamundur funksionimin e Impianteve për Trajtimin e Ujit të Pijes. Edhe pse gjatë orëve të mbrëmjes është shënuar një rënie e përkohshme e turbullshmërisë dhe janë bërë përpjekje për rifillimin e procesit të trajtimit, situata ka ndryshuar sërish, duke pamundësuar vazhdimin e shpërndarjes së ujit për konsum, transmeton lajmi.net.

Si pasojë, Ujësjellësi ka bërë thirrje që uji që eventualisht mund të arrijë në rrjet të mos përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës.

Nga kompania bëhet e ditur se ekipet janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe parametrave të ujit, ndërsa trajtimi do të rifillojë menjëherë sapo kushtet teknike ta lejojnë këtë.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM – Gjendja aktuale e furnizimit me ujë të pijes
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se niveli i turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc vazhdon të jetë mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt të ujit, për çka Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes nuk mund të operojnë.
Edhe pse gjatë orëve të mbrëmjes është vërejtur një rënie e përkohshme e turbullshmërisë dhe janë bërë përpjekje për rifillimin e trajtimit të ujit, situata ka ndryshuar sërish dhe niveli i turbullshmërisë ka shënuar rritje, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procesit të trajtimit dhe shpërndarjes së ujit për konsum.
Si pasojë, furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë, ndërsa uji që eventualisht mund të arrijë në rrjet NUK duhet të përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës.
Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe parametrave të ujit, dhe rifillimi i trajtimit do të bëhet menjëherë sapo kushtet teknike ta lejojnë këtë.
Për çdo risi, ndryshim apo zhvillim të mëtejmë të situatës, konsumatorët do të informohen në kohë reale, përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz