back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKrokodilët e hanë për së gjalli një vajzë dyvjeçare

Krokodilët e hanë për së gjalli një vajzë dyvjeçare

Të ngjajshme

Hajde vetë i dyti – Fitstar Uniclib për 2 persona!

Tani është koha të ushtroni së bashku dhe të...

S’e duron më Tottenhami, shkarkohet trajneri danez

Thomas Frank është shkarkuar nga pozita e trajnerit të...

Incidenti në shkollën “Pavarësia”, mësuesi lirohet nga arresti

Mësimdhënësi i cili u arrestua për shkak të dhunës...

Tërmet në Maqedoni të Veriut me magnitudë prej 4.3 shkallëve

Mbrëmë u regjistra tërmet në Maqedoni të Veriut me...

Një fëmijë i vogël i gjinisë femërore është ngrënë i gjallë nga krokodilët në Kamboxhia pasi rrëshqiti në gropën ku ata po mbaheshin të ngujuar. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet e këtij shteti.

Rom Roath Neary, dyvjeçare, rrëshqiti në hapësirën ku kishte shumë krokodilë, përderisa nëna e saj ishte duke u kujdesur për foshnjën e saj të porsalindur.

Pasi u kthye në shtëpi nga puna, babai i saj filloi ta kërkonte vajzën e tij dhe e gjeti kafkën e saj pa mish në hapësirën ku familja i mban të mbyllur disa krokodilë.

Shefi i policisë në rajonin Sieam Reap, Och Sophen, tha se vajza e vogël i kishte humbur papritmas nga sytë nënës së vet. “Kur babai i saj erdhi nga puna, filloi ta kërkonte, por nuk mundi ta gjente. Më vonë, ai e gjeti kafkën e saj në kafazin e krokodilëve”, tha ai.

Policia tha se familja që i mbante krokodilët të mbyllur në një gropë e ka ndërtuar një rrethojë përreth kësaj grope, por ajo i kishte disa hapësira ku mund të depërtonin fëmijët e vegjël.

Zyrtarët e Kamboxhias i paralajmëruan familjet që kanë ferma krokodilësh që të kenë kujdes të veçantë për fëmijët dhe të mos i lënë ata të afrohen afër këtyre kafshëve, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz