back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKroacia po i kërkon 45 mijë punëtorë, ambasada në Prishtinë zgjat orarin

Kroacia po i kërkon 45 mijë punëtorë, ambasada në Prishtinë zgjat orarin

Të ngjajshme

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Gazetari dhe publicisti kosovar, Adriatik Kelmendi, thotë se Ambasada e Kroacisë në Prishtinë është duke punuar me orar të tejzgjatur, pasi që shteti kroat ka bërë ftesë për të pranuar 45 mijë punëtorë me viza pune.

Ai thotë se të gjithë ata që po shkojnë në Kroaci për të punuar, po ikin atje në mënyrë ligjore me ftesë të shtetit kroat.

“Veç një qartësim: Kroacia ka shpallur zyrtarisht ftesën për t’i pranuar 45 mijë punëtorë me viza pune. Administrata e ambasadës kroate është duke punuar me orar të zgjatur se iu duhet t’i përmbushin kërkesat e bizneseve kroate të cilat po i bëjnë trysni që punëtorët të jenë në Kroaci para sezonit veror.Pra, ata po shkojnë legalisht për të punuar në Kroaci, me kërkesë të qeverisë kroate”,ka shkruar Klemendi.

Ndëkrohë ai ka drejtuar kritika ndaj deputetëve të Kuvendi të Kosovës, të cilët aktualisht janë duke diskutuar në Kuvendin e Kosovës për ikjen e madhe të qytetarëve të Kosovës nëpër vende të ndryshme, për një jetë më të mirë.

Kelmendi thotë se këta të rinj nuk mund të presin derisa Qeveria e Kuvendi i Kosovës t’i reahtojnë familjarët e vetë.

“Se nuk mund te presin derisa disa nga këta që janë në qeverinë e Kuvendin e Kosovës t’i punësojnë të gjithë djemtë, çikat, kunatat e baxhanakët… “, shprehet ai.

Kelmendi thotë se për ikjet e qytetarëve nuk kanë të drejtë të flasin sidomos deputetët të cilët kanë punësuar familjarët e tyre.

“Kështu që, sidomos deputetët që i kanë punësuar familjarët e tyre s’kanë çka flasin hiç për këtë temë! Kapak!”, ka përfunduar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz