back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeKroaci, jepet alarm i kuq për motin e keq, priten përmbytje dhe...

Kroaci, jepet alarm i kuq për motin e keq, priten përmbytje dhe evakuime

Të ngjajshme

Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

Celina “detyroi” kundërshtarin të shënonte në portën e vet!

Skuadra e AIK-ut ka barazuar 2:2 ndaj Hackenit në...

LDK-PDK në balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me...

Zyrtarizohet koalicioni i madh në Fushë Kosovë, LDK e PDK bashkë kundër Prebrezës të Vetëvendosjes

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

“Hajvanat”, Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK!

Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike...

Për disa rajone të Kroacisë është lëshuar alarm i kuq për shkak të kushteve të këqia atmosferike, raporton Anadolu Agency (AA).

Alarmi i kuq për shkak të rreshjeve të rrëmbyeshme është ndezur për rajonet e Rijekës dhe Gospiçit.

“Merrni masa për të mbrojtur veten. Veproni sipas këshillave të dhëna nga shërbimet kompetente. Priten përmbytje të theksuara që do të godasin zonën më të madhe, duke përmbytur pronat me rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe duke hapur mundësinë e evakuimeve. Janë të mundshme ndërprerje të trafikut dhe energjisë elektrike, komunikimit dhe furnizimit me ujë”, paralajmëroi Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë.

Shi i fortë, nga 40 deri në 80 milimetra, pritet në Adriatikun Verior, Dalmacinë Veriore, Lika, Gorski Kotar dhe brendësinë e Dalmacisë, dhe në disa vende me stuhi më të theksuara me erë të përkohshme dhe shi të fortë në një periudhë të shkurtër kohe, prandaj janë të mundhsme përmbytje të mëdha dhe vërshime, paralajmëroi Mbrojtja Civile pranë Ministrisë së Brendshme të Kroacisë.

Sipas paralajmërimeve, reshjet më të mëdha të shiut nga 30 deri 50 milimetra janë të mundshme në mëngjes dhe pasdite në Kroacinë qendrore.

Ndërkaq, paralajmërim i kuq për shkak të erërave të forta është lëshuar për Kvarner, Dalmacinë Veriore, Qendrore dhe Jugore.

Në pjesën qëndrore dhe jugore, si dhe në Adriatikun verior, në mbrëmje priten erëra të forta, me goditje nga 20 deri në 29 metra për sekondë.

“Moti është shumë i rrezikshëm dhe sjell një nivel të lartë rreziqesh shëndetësore dhe madje situata të rrezikshme për jetën, veçanërisht për detarët. Ekziston gjithashtu një rrezik i konsiderueshëm i dëmtimit të infrastrukturës bregdetare. Jini të vetëdijshëm për rrezikun dhe kushtojini vëmendje dhe vazhdoni të ndiqni lajmet më të fundit të motit. Ne këshillojmë opinionin të shmangë udhëtimet dhe qëndrimin pranë zonave bregdetare të rrezikuara”, thuhet në paralajmërim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz