BallinaLajmeKriza politike në Kosovë dhe zgjedhjet e reja, Ambasada gjermane: Evropa po...

Kriza politike në Kosovë dhe zgjedhjet e reja, Ambasada gjermane: Evropa po vëzhgon

Të ngjajshme

Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Rumania U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësaur humbje nga Rumania...

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”,...

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës, shkak një rrjedhje e madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar qytetarët...

Pavarësisht se kishte dalë parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti, ka dështuar që t’i japë vendit institucionet e reja. Pas një bllokade që lidhej me konstituimin e Parlamentit, LVV ka dështuar dy herë që të zgjedh kryeministrin nga radhët e saj, duke detyruar kështu presidenten Vjosa Osmani që të shpërndajë Kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, shkruan Gazeta Express.

Shkruan: Besnik Velija

Lidhur me situatën politike në vend dhe vendimin e Osmanit për zgjedhjet e reja, në një përgjigje nga Ambasada e Gjermanisë për Gazetën Express kanë thënë se Kosova urgjentisht ka nevojë për një qeveri.

“Kosova ka nevojë urgjent për një qeveri, e cila është plotësisht funksionale brenda dhe jashtë”, ka thënë për Express zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine.

Ajo tutje ka thënë se Kosova s’mund të përballojë që të humb edhe më shumë kohë, duke rikthyer në vëmendje fjalët e thëna nga kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, se krijimi i një qeverie stabile është e një rëndësie të madhe.

“Kosova nuk mund të përballojë të humbasë më shumë kohë. Siç tha ministri i Jashtëm Johann Ëadephul këtu në Prishtinë të martën, formimi i një qeverie të qëndrueshme është me rëndësi thelbësore.”, ka shtuar Heine.

Këtë krizë politike pa institucione të reja, Heine ka thënë se Evropa është duke e shikuar nga afër.

“Evropa po e vëzhgon këtë nga afër”, ka theksuar Catalina Heine për Gazetën Express.

Zhgënjim për situatën politike në vend dhe për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme kanë shprehur edhe nga Bashkimi Evropian, duke thënë se presin që Kosova të kthehet në rrugën e duhur.

“Kosova duhet të ketë kapacitetet për të vepruar. Në këtë kontekst, ne presim që Kosova të kthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, në të mirë të popullsisë së saj dhe në përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës dhe të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë një zëdhënës i BE-së./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz