BallinaShowBizKriza në familjen Beckham: Brooklyn refuzon pajtimin

Kriza në familjen Beckham: Brooklyn refuzon pajtimin

Të ngjajshme

David Beckham dhe Victoria Beckham po përpiqen të rikuperojnë marrëdhënien e tyre të përçarë prej vitesh me djalin e madh, Brooklyn Beckham.

Sipas një artikulli të publikuar nga The Cut, burime pranë familjes tregojnë se çifti është i gatshëm të bëjë çdo hap për pajtim, duke ofruar të takohen me Brooklyn dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, në çdo vend dhe në çdo rrethanë që ata preferojnë.

Burimet shtojnë se David dhe Victoria janë të hapur për takime edhe në prani të avokatëve, familjarëve të Peltz, terapistëve apo ndërmjetësve, me synimin për të rregulluar marrëdhënien e tensionuar.

Megjithatë, në janar, Brooklyn bëri të qartë publikisht se nuk është i interesuar për pajtim. Në një deklaratë në Instagram, ai shkroi: “Nuk dua të pajtohem me familjen time.”

Ai pretendon se konfliktet kanë nisur që para martesës së tij me Nicola Peltz në vitin 2022, duke akuzuar prindërit për mosaprovim ndaj saj.

Brooklyn gjithashtu i akuzoi ata për manipulim të imazhit familjar në media dhe rrjete sociale, duke i quajtur marrëdhëniet “jo autentike”.

Një nga akuzat më të forta ishte ndaj nënës së tij, Victoria, për të cilën ai tha se “ia prishi” ditën e dasmës duke marrë vëmendjen gjatë kërcimit të parë me bashkëshorten.

Nga ana tjetër, David dhe Victoria nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve, por vazhdojnë të shprehin mbështetje për djalin e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, ata i uruan atij ditëlindjen, me David që shkroi: “Të duam”.

Ndërkohë, mungesa e Brooklyn duket se ka ndikuar edhe te pjesa tjetër e familjes. Vëllai i tij, Cruz Beckham, u emocionua gjatë një performance në Londër, ku interpretoi këngën “Loneliest Boy”, që besohet se i dedikohet marrëdhënies së tyre.

“Shpresoj që po dëgjon… mos i largo të gjithë kur ne po përpiqemi të të tregojmë dashuri,” këndoi ai mes emocionesh para publikut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz