Pas valës së spekulimeve në media për një ndarje të mundshme mes Kris Jenner dhe partnerit të saj, Corey Gamble, një burim i afërt me çiftin ka sqaruar për TMZ se dyshja mbetet e pandarë dhe e lumtur në marrëdhënie.
Sipas burimit, Kris dhe Corey e kanë parë të gjithë situatën si “qesharake” dhe nuk e kuptojnë se si nisën thashethemet. “Spekulimet janë shumë qesharake për ta, sepse të dy janë të suksesshëm dhe nuk e kanë mbështetur kurrë njëri-tjetrin financiarisht,” u shpreh ai, duke i cilësuar pretendimet për ndarje si “skandaloze”.
Zërat për një krisje mes tyre u nxitën nga një raportim i Radar Online, i cili pretendonte se Corey ishte lodhur nga mënyra se si Kris e qorton publikisht dhe se ai kërkonte një “rrogë të mirë” për rolin e tij si partner dhe mbështetës i matriarkës së familjes Kardashian-Jenner.
Megjithatë, burimet pranë çiftit theksojnë se marrëdhënia e tyre, e cila ka nisur në vitin 2014, është më e fortë se kurrë dhe nuk ndikohet nga thashethemet e mediave. Deri më tani, as Kris Jenner dhe as Corey Gamble nuk kanë reaguar publikisht, por duket se çifti po zgjedh të fokusohet tek jeta e tyre private, larg spekulimeve.