back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKriminelët po largohen nga Veriu i Kosovës

Kriminelët po largohen nga Veriu i Kosovës

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Grupet kriminale në Mitrovicën e Veriut kanë filluar të jenë më pak dhe të ikin nga kjo pjesë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës po pretendon se në Veri ka rënie të grupeve të kriminalitetit, pas aksioneve të shumta të tyre në këtë pjesë të vendit.

Afrim Ahmeti, Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, po thotë të gjitha këto me shumë bindje pas operacioneve të fundit.

“Fatmirësisht këto grupe kriminale janë më pak apo më të ulëta për shkak se një numër i tyre janë arrestuar, një numër i tyre janë detyruar të ikin nga Kosova”, tha Ahmeti.

Ahmeti po thotë se krejt kjo po vjen pas punës së Policisë dhe arrestimeve të personave të kërkuar dhe që kanë operuar në atë pjesë të vendit.

“Kem persona të arrestuar, kem mallrat të konfiskuar e shumë gjëra të tjera”, tha Ahmeti.

Të gjitha këto aksione që Policia e Kosovës i kryen në Veri dhe në të gjithë territorin e Kosovës i bënë në bashkëpunim me banorët dhe njësitë inteligjente./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz