BallinaLajmeKrimi i rëndë në Itali, 58-vjeçari vret edhe një nga dy fëmijët...

Krimi i rëndë në Itali, 58-vjeçari vret edhe një nga dy fëmijët e tij me të cilët u arratis, arrestohet pas disa orësh

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

Pasi goditi gruan disa herë me gur në kokë dhe u arratis me dy fëmijët, autori 58-vjecarë akuzohet edhe për vrasjen e djalit të mitur, i cili humbi jetën pak pas së ëmës. Ngjarja ka ndodhur në Itali.

Salvatore Ocone, një punëtor 58-vjeçar, dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Elisa Polcino, duke e goditur disa herë me gur në kokë dhe fytyrë. Gruaja 49-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autori është arratisur së bashku me dy fëmijët e mitur të çiftit. Dyshohet se edhe djali 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza 16-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas të dhënave të para nga hetimet, Ocone ka përdorur një gur dhe një shishe qelqi për të sulmuar fëmijët gjatë arratisjes, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Menjëherë pas krimit, në banesën e çiftit mbërritën karabinierët nga stacioni lokal i Paupisi-t dhe komanda provinciale e Beneventos për të kryer hetimet paraprake dhe marrjen e dëshmive nga persona të pranishëm.

Sipas informacioneve të para, konflikti mes bashkëshortëve ka shpërthyer papritur në orët e para të së martës, në shtëpinë familjare në lagjen Frasso. Dyshohet se Ocone e ka goditur gruan me gur, ndërsa ajo ndodhej ende në shtrat, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Burime lokale bëjnë me dije se çifti njihej për marrëdhëniet e tensionuara dhe debatet e shpeshta, të cilat në disa raste kishin tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve. Edhe pse motivi i saktë mbetet ende i paqartë, dyshohet se krimi ka qenë rezultat i problemeve të vazhdueshme familjare.

Prokuroria e Beneventos ka hapur një çështje për vrasje me paramendim, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e karabinierëve. Autoritetet janë duke analizuar edhe të kaluarën e çiftit, për të zbuluar nëse ka pasur denoncime apo episode të mëparshme dhune në familje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz