Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, një i dyshuar, shtetas i Serbisë, i cili po drejtonte automjetin me targa të Serbisë, i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike, shkruan IndeksOnline.
“Me veprimet e kryera personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’” thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Kartëmonedha është konfiskuar./IndeksOnline/