Krimet Ekonomike, aksion në supermarkete për rritjen e çmimeve
03

Lexo edheSBASHK: Sindikatat propozuan pagë minimale së paku 300 euro, kurse qeveria 264 euro

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë nisur një aksion në orët e mbrëmjes në të paktën tri supermarkete: në Lipjan, Fushë-Kosovë dhe Çagllavicë lidhur me rritjen e paprecendentë të çmimit të vajit, që sot shkoi deri në 3.5 euro.
Aksioni i policisë është fokusuar në depot e këtyre supermarketeve, kanë bërë të ditur burime të KOHË-s brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Një zëdhënës i Policisë, i kontaktuar nga KOHA, tha se “për gjithçka referojuni komunikatës së Prokurorisë”.

Lexo edheSBASHK: Sindikatat propozuan pagë minimale së paku 300 euro, kurse qeveria 264 euro
Prokuroria e Shtetit pak çaste më herët ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë do të ndërmarrë veprime ligjore-penale ndaj të gjithë personave që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste.
Vaji ka ditë që po shtrenjtohet, dje mbërriti në 2.39 euro, kurse sot në 3.49 euro.