back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeKrim në Selanik, vëllai i merr jetën motrës me qese

Krim në Selanik, vëllai i merr jetën motrës me qese

Të ngjajshme

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Selanikut, ku një burrë 50-vjeçar ka vrarë motrën e tij 59-vjeçare, dhe më pas ka telefonuar vetë policinë për të rrëfyer krimin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou. Sipas informacioneve paraprake, burri ka përdorur një qese plastike për të mbytur motrën e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend, raporton TCH.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe ka arrestuar autorin në flagrancë.

Burime nga policia greke kanë bërë të ditur se 50-vjeçari dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, por hetimet janë ende në fazën fillestare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz