back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportKreshnik Uka i Drenices – golashënuesi më i mirë i Superligës

Kreshnik Uka i Drenices – golashënuesi më i mirë i Superligës

Të ngjajshme

WhatsApp së shpejti me një funksion të ri, të shumëpritur

WhatsApp së shpejti do t’u lejojë përdoruesve të kërkojnë...

Rozana Radi rrëfen makthin e përndjekjes: Fillova të mos jetoja…

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka ndarë një histori...

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, ishte në kërkim që nga muaji prill

Është arrestuar i dyshuari për vrasje në tentativë, në...

Klinë: Gruaja sulmohet nga burri, strehimorja e merr bashkë me fëmijën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...
- Advertisement -

Pos garës për titull dhe mbijetesë, në Superligë po zhvillohet edhe një garë tjetër. Ajo – për golashënuesin më të mirë.

Pas 28-të xhirove të zhvilluara, më së shumti gola ka shënuar sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka.

Shtatëgjati ka qenë fenomenal – që nga fillimi i sezonit, ani pse skuadra nga Skenderaj ka pasur luhatje të formës.

Kreshnik Uka

Uka – i cili është në huazim nga Prishtina po kalon ndoshta – momentet më të mira në karrierë, teksa e ardhmja e tij nuk dihet ende.

Por, hap pas hapi po e ndjek magjiku i SC Gjilanit, Gerhard Progni.

Mesfushori nga Shqipëria është shndrruar në hero të “skifterave” disa herë gjatë këtij kampionati, teksa shpesh ka tundur rrjetën nga gjuajtja e lirë.

Gerhard Progni

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tetë xhiro për tu zhvilluar dhe “lufta” në frontin e golave mbetet ende e hapur.

Rekordin për më së shumti shënime brenda një sezoni e mban Mirlind Daku, i cili me fanelën e Ballkanit e kishte tundur rrjetën 31 herë në sezonin e kaluar./Shqip.com

Lista e plotë e golashënuesve më të mirë të Superligës në këtë sezon
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz