back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaDrenica +Drenica Kulturë"Krenaria e Skenderajt", gjimnazistja Liridona Hyseni, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian

“Krenaria e Skenderajt”, gjimnazistja Liridona Hyseni, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian

Të ngjajshme

Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli ta largojë ushtrinë

Negociatat për konsolidimin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të...

Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

Të shtunën në mesnatë është përmbyllur procesi i regjistrimit...

Ish-presidenti i KOK-ut aderon në PDK

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka...

Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dëmtimin e...

18 vjeçarja nga Skënderaj, Liridona Hyseni do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Turqi, ku do të marrin pjesë mbi 70 shtete të botës.

Nxënësja e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj do të garojë në muajin qershor në Kampionatin Evropian, në fushën e artit figurativ.

Liridona ka deklaruar se ta përfaqësojë Kosovën është ndjenjë e veçantë. “Përvojë e mirë dhe krenare!”, ka theksuar ajo.

18 vjeçarja ka treguar se me art merret që nga mosha 5 vjeçare, por intensivisht është duke e praktikuar në 6 vjetët e fundit.

Ajo ka treguar se kush ia ka zbuluar talentin dhe se çfarë ka dëshirë më shumë të pikturojë.

“Mua më pëlqen të pikturoj më shumë portrete e sidomos portretet e figurave të shquara shqiptare. Talentin tim për art ma e zbuluan familjarët. Unë bëj art çdo ditë.”, ka potencuar Hyseni.

Liridona Hyseni nga fshati Vojnik i Skënderajt ka shtuar se ka marrë pjesë në gara vendore, në komunë, me ç’rast ka dalë me rezultate të mira.

Kujtojmë që, më 28 mars, një nxënëse tjetër e gjimnazit “Hamëz Jashari”, Altina Salihu me temën për “Bullizmin”, e ka zënë vendin e parë në Kampionatin Botëror, në Danimarkë./21Media

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz