Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se Rusia është në favor të një raundi të tretë bisedimesh.
Ai gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump, në muajin shtator, raporton Sky News.
Peskov konfirmoi se Putin do të vizitojë Kinën për të shënuar 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, por tha se nuk kanë njohuri nëse Trump planifikon të marrë pjesë.