Kremlini akuzon Britaninë për përshkallëzim të luftës në Ukrainë: Po i hedh benzinë zjarrit
dp

Lexo edheZelensky: Ukraina nuk është përgjegjëse për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream

Rusia ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po e përshkallëzon luftën në Ukrainë, pas vendimit të Londrës për t’i ofruar Kievit informacion të klasifikuar lidhur me komponentët britanikë që përdoren në raketat me rreze të gjatë veprimi “Scalp”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se mbështetja e re britanike për Ukrainën po e vështirëson procesin e paqes.
“Britania po i hedh benzinë zjarrit në mënyrë metodike dhe të rregullt dhe po komploton në mënyrë metodike dhe të rregullt për të parandaluar çdo përparim në procesin e paqes”, ka thënë Peskov.
Duke komentuar vizitën e kryeministrit britanik Andy Burnham në Kiev dhe mbështetjen e re ushtarake për Ukrainën, Peskov ka pretenduar se Britania po merr pjesë drejtpërdrejt në luftë në anën e Ukrainës.

Lexo edheZelensky: Ukraina nuk është përgjegjëse për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ushtria ruse po mbledh të dhëna për të identifikuar objektet ku prodhohen raketat, duke lënë të hapur mundësinë që ato të bëhen objektiv i sulmeve ruse.
Deklaratat e Moskës vijnë në një kohë kur Britania ka rritur mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ndërsa Kievi po kërkon forcimin e kapaciteteve të tij mbrojtëse dhe të sulmeve me rreze të gjatë veprimi.