Reperja Baby Gee komentohet jo vetëm për projektet muzikor por edhe transformimet në pamje.
Që nga daljet e para publike e deri më sot, ajo ka bërë ndryshime estetike, shkruan Indeksonline.
Në fillim ajo njihej si një vajzë natyrale që eksperimentonte me flokët dhe me grime të theksuara.
Ndërsa tani vërehen ndërhyrjet estetike, flokët i ka më natyrale dhe grimi është më i përpunuar.
Sidoqoftë, artistja duket bukur në çdo paraqitje./Indeksonline/



