back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaZgjedhjetKrejt ekipi dhe trajneri i klubit futbollistik kosovar, i bashkohen AAK-së!

Krejt ekipi dhe trajneri i klubit futbollistik kosovar, i bashkohen AAK-së!

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Futbollistët dhe trajneri i klubit nga Lipjani i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që drejtohet nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Politika vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me sportin në Kosovë, edhe pse këto dy sfera duhet të jenë dhe të qëndrojnë larg njëra-tjetrës, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale në Kosovë, disa sportistë iu bashkuan partive politike, përfshirë këtu edhe trajnerin më të suksesshëm në Kosovë, Driton Kuka.

Ndërsa, sot, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar një ekip i tërë, plus trajneri.

Futbollistët e klubit Minatori nga Lipjani, së bashku me trajnerin Faruk Statovci, janë rreshtuar me AAK-në në prag të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes rrjeteve sociale.

“Sot, futbollistët dhe trajneri Faruk Statovci, të skuadrës “Minatori” nga Lipjani u rreshtuan me Aleancën, ekipin fitues të zgjedhjeve, për ta jetësuar konceptin 100% shtet. RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz